KreuStil Jetese

Zbulohet arsyeja Shakira po qante në Nju-Jork!

Zbulohet arsyeja Shakira po qante në Nju-Jork!

Turneu i Shakirës në SHBA me djemtë e saj, Milanin dhe Sashën, ka rezultuar shumë i suksesshëm për sa i përket numrave, paraqitjeve dhe titujve, por ka pasur edhe anën tjetër ku ylli kolumbian u pa në gjendje jo të mirë emocionale. Artistja kolumbiane u shfaq duke qarë në një dyqani ëmbëlsirash ku të pranishëm ishin edhe fëmijët e saj, të cilët ishin të pavëmendshëm ndaj situatës. Megjithatë, arsyeja e vërtetë e atyre lotëve nuk dihej.

Këngët e saj ‘Te felicito’, ‘TQC’ dhe ‘Session 53’ me Bizarrap u bënë virale dhe ndezën polemika me Gerard Pique pas ndarjes së tyre shumë të diskutuar për shkak të paraqitjes së partneres së tij aktuale Clara Chia dhe arsyes së pretenduar të ndarjes.

Në Nju Jork këngëtarja u shfaq në ‘The Tonight Show with Jimmy Fallon’ dhe performanca e saj me Bizarrap ishte më e ndjekura e javës. “Kënga është për femrat që durojnë aq sa unë”, ka thënë më tej këngëtarja kolumbiane. Por disa ditë pasi ishte në xhirimet e emisionit, kamerat e kapën duke qarë jashtë një dyqani ëmbëlsirash në Big Apple.

Të dy Shakira dhe dy djemtë e saj, Milan dhe Sasha, janë kthyer tashmë në Spanjë, por një media amerikano-latine zbuloi pse këngëtarja qau jashtë dyqanit teksa shihej me një fanse. ‘Despierta America’ e Univision zbuloi se, sipas “njerëzve të afërt të saj”, arsyeja e lotëve të këngëtares ishte “për shkak të stresit”. “Shakira mund të jetë duke jetuar pasojat e stresit të famës dhe stresit për shkak të situatës aktuale që po kalon”, thanë ata.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF