KreuStil Jetese

Arbër Hajdari parashikon tre finalistët e “Big Brother VIP”!

Arbër Hajdari parashikon tre finalistët e “Big Brother

Opinionisti i “Big Brother VIP” Arbër Hajdari ka qenë mëngjesin e kësaj të mërkure në “Wake UP” dhe ndër të tjera ka diskutuar për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.  Ai zbuloi edhe tre banorët që sipas tij do të jenë në finale, “Mendoj që është Luizi, Olta dhe së treti po them Qetsori”.

I pyetur se çfarë mendon për ata që po fitojnë famë duke shfrytëzuar Luizin, ai tha, “Mbështetësit realë të Luizit janë njerëz që shohin tek ai batutën dhe nuk kanë interesa vetjake. Pjesa më e madhe hyjnë te kjo kategori. Për mua modeli më i mirë i mbështetësve të Luizit jashtë, është Tani.

Sepse ai nuk mundohet të shfrytëzojë audiencën e Luizit, madje kur Luizi e ka patur gabim brenda shtëpisë ai ka heshtur. Ndërsa për pjesën tjetër të njerëzve, fama e tyre do të jetë si tullumbace. Sepse është një famë që nuk është e jotja”.

Ndërkohë në lidhje me komentet negative të ndjekësve , Arbëri u shpreh se ka marrë, por ato nuk janë shqetësuese për të, “Kërcënime nuk do t’i quaja sepse janë virtuale. Nuk kam pasur dhe disa që kam parë nuk kanë qenë shqetësuese për mua. Ndërsa komente pozitive dhe që duan të debatojnë, unë në Instagramin debatoj por me ata që vrasin trurin që të mendojnë”.

Kujtojmë që në nominim këtë të shtunë është Kiara dhe Olta, në një televotim “kokë më kokë” me njëra-tjetrën, mbetet për t’u parë se ç’do të ndodhë pasi Luizi është shprehur se nëse del moderatorja do të largohet edhe ai nga shtëpia më e famshme në Shqipëri..

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF