KreuStil Jetese

Bari më i mirë në botë është një lokal klandestin, ku hyrja është frigoriferi!

Bari më i mirë në botë është një lokal

Lokali numer një në botë është katalanas, ndodhet në Barcelonë dhe është një vend që del krejtësisht nga skema e zakonshme. Il Paradiso u rendit në krye të listës së famshme të 50 bareve më të mira në botë, e cila gjurmën vit pas viti elitën e lokaleves ndërkombëtare. Kupën e më të mirit e ngritën djemtë e Paradisos, një vend në pronësi të Giacomo Giannotti dhe Margarita Saderr. Një fitore që prek edhe Italinë, falë origjinës së Giannottit, një profesionist dhe sipërmarrës i ardhur nga Marina di Carrara, në Toskanë, i cili ka qenë gjithmonë pjesë e sektorit të shërbimit.  

Prania gjithnjë e më konstante e kryeqytetit katalanas në sistemin e vlerësimit të këtij sektori nuk është një risi. Në fakt, nuk konsiderohet aspake e rastësishme që vitet e fundit Barcelona ësjhtë kthyer në katalizatorin e botës së pijeve, duke i shkëputur një hapësirë të rëndësishme vlerësimi emrave të njohur për këtë gjë si Londra, Parisi apo Nju Jorku.

Il Paradiso është një vend jokonvencional, duke u nisur nga pozicioni i tij. Ai ndodhet në lagjen vibruese El Born, e cila ka qenë gjithmonë një destinacion i preferuar për ata që kërkojnë adresa të shijes dhe stilit. Pavarësisht se është ndër lokalet më të famshme në botë megjithatë, nuk është e lehtë ta gjesh vetë.

Paradiso është një lokal klandestin, që sfidon edhe vetë rregullat e kësaj tipologjie bari. Ai “fshihet” pas derës së një frigoriferi në brendësinë e një dyqani të specializuar për prodhimin e pastërmasë, dhe me sy të lirë nuk e kupton dot se cfarë fshihet pas asaj porte. Kur u çel në 2015-tën, ishte në trend kjo mënyrë eksperimentimi me dicka ndryshe. Paradiso, megjithatë, ia doli të mos mbetej skllav i asaj mode duke i rezistuar kështu sprovave te kohes.

Surprizat aty nuk mungojnë, sepse vec hyrjes së rrallë kryesore, ka dhe një dhomë më të vogël, private, sekrete, tek e cila arrihet përmes një banjoje të rreme. Quhet Dhoma Macallan dhe është frymëzuar, siç nënvizon edhe vetë emri, nga bota e uiskit skocez. Ekipi i Paradisos përbëhet nga 35 persona, të cilët ndajnë mes tyre të njëjtin mission të rëndësishëm: të argëtojnë të tjerët e të argëtohen edhe vetë!

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF