KreuStil Jetese

Jennifer Aniston jep leksione stili me kombinimin bezhë “kokë e këmbë”! 

Jennifer Aniston jep leksione stili me kombinimin bezhë “kokë e

Jennifer Anniston iu bashkua mikut të saj dhe bashkëprotagonistit të Murder Mystery 2, Adam Sandler për të marrë pjesë në Good Morning America në Neë York. Aktorja 54 vjecare dukej sensacionale me një fustan ngjyrë bezhë, një pallto të gjatë të së njëjtit tonalitet dhe sandale në ngjyrë nudë. “Përcjell elegancë në cdo centimetër të figurës së saj”, ishin komentet e ndjekësve.  

Sandler nga ana tjetër u shfaq tejet sportive, me një xhaketë në ngjyrë të gjelbër të ndezur e atlete bojëqielli.  

Gjatë emisionit, dyshja nisën të komentonin filmin e tyre të ardhshëm ku interpretojnë një çift të martuar që zgjidh një krim. “Kam 30 vjet që e njoh Jenin, u shpreh Adam, “dhe i them të jetë më gazmore, e ajo nis nga batutat dhe unë pastaj nuk ndaloj dot së qeshuri”.

Jennifer nga ana e saj zbuloi sesi aktori e ka ngacmuar vazhdimisht në rrjedhën e viteve për zgjedhjet që ajo ka bërë me të dashurit e saj, dhe pastaj nisi ta imitonte. “Ai më thoshte: Çfarë po bën moj? Ç`janë këto njerëz që zgjedh? Si e ke hallin?”, u shpreh ajo me shaka.  

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF