29.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Shtator, 2023
spot_imgspot_img

Do të hyjë në Big Brother VIP? Amarda Toska befason me përgjigjen!

“Big Brother VIP” është kryefjala e ditës dhe pjesë e diskutimeve rreth këtij formati po bëhen të gjithë, VIP-a e njerëz të zakonshëm. Amarda Toska u pyet edhe ajo nga fansat nëse do të bëhej pjesë e programit tejet popullor. “Do hyje ndonjëherë në Big Brother?”, u pyet Ami në një intervistë për Amis Beauty.

 “Për momentin them jo absolutisht, por kam kuptuar që me kalimin e kohës edhe pse pyetja është e njëjtë përgjigjet ndryshojnë kështu ku i dihet”, u përgjigj ajo.

Amarda foli edhe për “Ami’s Beauty club”, një komunitet vajzash e zonjash që e duan të bukurën dhe marrin promocione nga biznese të ndryshme dhe argëtohen në eventet që organizohen herë pas here.

Ndërkohë, ka befasuar Elvis Pupa me pohimin se do të dalë nga shtëpia të djelën. Ai tha se nuk ka asgjë personale me banorët në shtëpi, por nuk përshtatet dot më me këtë lojë.

Visi: Unë do rri dhe të shtunën edhe do iki të dielën.

Keisi: Po pse do ikësh?

Visi: S’më pëlqen këtu. Nëse të shtunën ndodh ajo që kam menduar, do rri, në të kundërt do dal.

Kujtojmë se në nominim për të shtunën janë Kiara dhe Olta. Njëra prej tyre do të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit