KreuStil Jetese

Georgina zbulon dhuratën jomateriale që Cristiano i bëri për ditëlindjen e saj!

Georgina zbulon dhuratën jomateriale që Cristiano i bëri për

Georgina Rodriguez aktualisht është duke promovuar sezonin e dytë të serialit të saj të suksesshëm, ‘Unë jam Georgina’, i cili do të ketë premierë këtë të premte, më 24 mars, në Netflix. Seriali tregon sesi modelja dhe influencuesja e njohur arrin të ndërthurë karrierën e saj profesionale me jetën familjare. Partnerja e Cristiano Ronaldos i pëlqen të udhëtojë nëpër botë me avionin e saj privat.

Duke diskutuar për sezonin e ri të serialit të saj të suksesshëm, Georgina theksoi se kishte më shumë kohë për të filmuar gjëra që nuk arriti t’i përfshijë në pjesën e parë. “Shikuesit do të ndihen shumë mw të identifikuar dhe do ta pëlqejnë atë”, tha Georgina.

“Këtë sezon kam udhëtuar shumë më tepër se ai i mëparshmi, sepse i pari është regjistruar në një kohë shumë të shkurtër. Në fund regjistrimet kanë zgjatur shumë më tepër dhe falë kësaj kam mundur përfshin shumë gjëra të tjera”.

Georgina më tej ka zbuluar dhuratën speciale që ka marrë nga Ronaldo këtë sezon. “Këtë vit ai më dhuroi kohën e tij, sepse ditëlindja ime përkon gjithmonë me një lojë dhe kaloj shumë pak ditëlindje me të”, theksoi ajo. “Dhe këtë vit ai më dhuroi kohën e tij dhe u ndjeva shumë e lumtur sepse munda ta ndaja ditëlindjen time me të, me fëmijët e mi, me familjen time dhe me miqtë e mi”.

Ajo foli edhe për ditën kur ai u takua me Ronaldon në dyqanin Gucci ku ajo punonte në qendër të Madridit. “Ndjeva një dëshpërim sepse ai është një burrë shumë i pashëm”, tha ajo. “Kur e pashë, ishte aq i pashëm, saqë më vinte turp ta shikoja. Në momentin që ai hyri, po largohesha. Ai më tha mirëdita dhe unë ia ktheva, dhe ndjeva flutura në bark”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF