KreuStil Jetese

The Weeknd, artisti më i dëgjuar në histori! Thyen rekordin Guinness

The Weeknd, artisti më i dëgjuar në histori! Thyen rekordin

The Weeknd është zyrtarisht mbreti i botës së muzikës, sipas Librit të Rekordeve Botërore Guinness. Të paktën në Spotify. Torontiani Abel Tesfaye, emri i tij i vërtetë, sapo vendosi dy rekorde krejt të reja: ai është artisti i parë që ka arritur 100 milionë dëgjues mujor në platformën e transmetimit. Gjithashtu kënga e The Weeknd “Blinding Lights” është tani kënga më e transmetuar në Spotify e të gjitha kohërave, me 3.47 miliardë dëgjime

“Blinding Lights” arriti të bënte histori si kënga më e transmetuar në Billboard Hot 100 e të gjitha kohërave, duke kaluar 90 javë në listë. Pra, si krahasohet suksesi i The Weeknd me emra të tjerë të mëdhenj në industri? Artistja më e afërt me të për sa i përket dëgjuesve mujorë të Spotify është Shakira me 81.6 milionë, e ndjekur nga Ariana Grande me 80.6 milionë, Taylor Swift me 80.2 milionë dhe Rihanna me 78.5 milionë.

Kënga e tij e re “Die For You” me Ariana Grande arriti numrin një në Billboard Hot 100. Është hiti i shtatë numër një për të dy artistët dhe bashkëpunimi i tyre i katërt së bashku. “Die For You” është në fakt një remix i një kënge që The Weeknd e publikoi në vitin 2016, të quajtur “Starboy”, e cila ishte një sukses i madh për të.

Duke folur për suksesin, rekordet e reja botërore të The Weeknd nuk janë të parat e tij. Ai në fakt ka fituar disa Rekorde Botërore Guinness më parë, duke përfshirë një për albumin më të transmetuar të vitit 2015 dhe një tjetër për javët më të njëpasnjëshme në Top 10 të Billboard Hot 100 nga një artist mashkull solo.

Por jo gjithçka ka qenë e qetë për The Weeknd. Së fundmi ai pati një padi nga muzikantët Suniel Fox dhe Henry Strange, të cilët pretenduan se kënga e tij “Call Out My Name” kishte pjesë që ishin shumë të ngjashme me këngën e tyre “Vibeking”. Edhe pse çështja është zgjidhur, ajo thjesht tregon se edhe superyjet si The Weeknd duhet të përballen me ndonjë dramë herë pas here.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF