KreuStil Jetese

“Vdekja e ëndrrës sime”, Gisele Bundchen flet për herë të parë për divorcin pas 13 vitesh martese!

“Vdekja e ëndrrës sime”, Gisele Bundchen flet për

“Vdekja e ëndrrës sime”, kështu e ka përshkruar Gisele Bundchen divorcin e saj nga lojtari i NFL Tom Brady. Supermodelja braziliane dhe ylli i futbollit amerikan u ndanë pas 13 vitesh martesë tetorin e kaluar.

“Është e vështirë sepse ti e imagjinon se jeta jote do të rridhte në një mënyrë të caktuar dhe ke bërë gjithçka që munde,” tha ajo për Vanity Fair. Bundchen gjithashtu hodhi poshtë spekulimet që rrethojnë shembjen e martesës së saj.

Ajo i përshkroi thashethemet se ndarja kishte ndodhur pasi Brady u kthye në NFL, pavarësisht se më parë kishte njoftuar tërheqjen e tij, si “shumë lënduese” dhe “gjëja më e çmendur” që kishte dëgjuar ndonjëherë. “Ajo që është thënë është një pjesë e një enigme shumë më të madhe. Nuk është aq bardh e zi,” u shpreh Gisele.

“Unë gjithmonë kam brohoritur për të dhe do të vazhdoj ta bëj. Nëse ka një person që dua të jetë më i lumturi në botë, është ai, më besoni. Unë dua që të gjitha ëndrrat e tij të realizohen”, u shpreh modelja. Brady, i cili fitoi shtatë tituj rekord të Super Boël gjatë karrierës së tij 23-sezonale, tha muajin e kaluar se kishte vendosutr të tërhiqej. 45 vjecari dhe Bundchen, 42, filluan të takoheshin në vitin 2006 dhe u martuan në fillim të vitit 2009. Ata kanë dy fëmijë së bashku, së bashku me djalin e Brady me ish-partneren e tij, aktoren Bridget Moynahan.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF