16.5 C
Tirana
E mërkurë, 31 Maj, 2023
spot_imgspot_img

Zbulohet vlera neto e pasurisë së Avril Lavigne!

Avril Lavigne është një kompozitore, këngëtare dhe stiliste që ka lindur më 27 shtator 1984 në Belleville, Ontario, Kanada, në një familje me tre vëllezër e motra. Babai i saj ‘ushqeu’ shijen e Lavigne për muzikën pasi ai e shndërroi bodrumin e tyre në një studio muzikore, duke i dhuruar Avril një tastierë, grup baterish dhe mikrofon që në moshën 5-vjeçare.

Në moshën 14-vjeçare, ajo fitoi një konkurs të këngës në shfaqje në radio që i dha mundësinë të këndonte në skenë me Shania Twain. Avril Lavigne ka një vlerë neto prej 60 milionë dollarësh sipas Celebrity Net Worth, të cilët përmendin punën e saj si kompozitore, këngëtare dhe stiliste si çelësi i suksesit të saj financiar.

Ajo ka shitur miliona kopje të albumeve të saj gjatë karrierës së saj, ndërsa ka shfaqur gjithashtu në filma si “Going the Distance” ose “Fast Food Nation”, duke ua dhënë zërin e saj personazheve në filmat e animuar “Over the Hedge” dhe “Charming”.

Avril Lavigne thuhet se është në një lidhje me Tyga, pasi të dy u panë duke u puthur në Javën e Modës në Paris dhe së fundmi ai i ka bërë një dhuratë prej 80,000 dollarësh me gjerdan diamanti, e cila bëri xhiron e rrjetit.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit