KreuStil Jetese

Kiara bën gati valixhet, Luizi nuk mban lotët!

Kiara bën gati valixhet, Luizi nuk mban lotët!

Situata është shumë e nderë sot në Big Brother VIP, Kiara dhe Olta janë “kokë më kokë” në nominim e njëra prej tyre pritet të dalë këtë mbrëmjë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Moderatorja madje nisi të bënte gati valixhet, e bindur se do të jetë ajo që do të largohet. Gjesti i saj e ka prekur Luizit, të cilit iu mbushën sytë me lotë. Kiara e ka pyetur pse qan por ai nuk i ka kthyer përgjigje, teksa shihte i përhumbur valixhet e saj.

Më herët Luizi deklaroi se nëse moderatorja do të linte shtëpinë, bashkë me të do të dilte dhe ai megjithatë, Kiara arriti ta bindte që të qëndronte. Kiara ndihet më e rrezikuar në këtë nominim dhe për këtë arsye Luizi ndjen se këto ishin ditët e fundit të tyre bashkë.

Më herët, dyshja sqaruan edhe keqkuptimet e krijuara nga debatet e fundit mes tyre. Moderatoria i kë thënë Luizit se ndihet sikur ai në të ardhme, në lidhjen e tyre do jetë kontrollues, duke i kufizuar hapësirat e saj. Ajo madje i tha se nëse kjo ndodh, do jetë një arsye madhe se përse ata do ndahen.

 “E kam seriozisht tani, më duket sikur do më kufizosh hapësirat e mija. Dhe unë këtë gjë e kam kështu, kryesore. Nëse dikush më rri mbi kokë, më thotë çfarë duhet të bëj, sa duhet të rri jashtë, u vonove një orë, u vonove dy orë, pse nuk ndenje me mua kur mund ta kalojë kohën me mua, unë këto gjëra, të betohem është një arsye shumë e madhe pse unë mund të ndahem me një njeri. Ta them troç, se nuk i dihet si do shkojnë gjërat, nuk doja ta zgjasja dje, dhe gjithë gjënë e shëmtuar që krijove, varja kaloi.”– tha Kiara.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF