KreuStil Jetese

Maestro zbulon sa e ka rrogën si tenor, dhe nuk është pak!

Maestro zbulon sa e ka rrogën si tenor, dhe nuk është pak!

Armaldo Kllogjeri, ose Maestro siç njihet nga të gjithë, ka qenë i ftuar këtë të premte në “Më Lër të Flas” dhe ndër të tjera ka rrëfyer pse është rikthyer në Shqipëri pas emigrimit dhe se rroga e tij si tenor në Shqipëri është është 1.2 milionë të vjetra. “Të shikosh këto shifra largimesh është e frikshme. Ata kanë një model që i frymëzon për të ikur. Shohin një deputet ministër që pasurohet shumë shpejt. Në fund fare ne që punojmë ndershmërish paguhemi shumë pak. Kur të dalim në pension a do të kemi para për të marrë?!”, tha ai teksa shtoi,

“Jam kthyer për të jetuar pranë njerëzve të mi dhe familjes sime. Ne në fakt këtë vit kishim një fat të madh që na u rrit paga. U zgjuam në mëngjes dhe thamë që paska një gjë të vërtetë. Unë paguhem 1.2 milionë lekë të vjetra”, shtoi më tej Maestro.

Maestro tregoi se për shkak të varfërisë ai u detyrua që të emigronte jashtë Shqipërisë duke bërë çfarëdo lloj pune të rëndomtë, por u detyrua të kthehej sërish në Shqipëri për shkakun se nuk mundi të bënte dot letrat.

Po kam ikur 22-23 vjeç dhe ne sapo dolëm nga sistemi komunist dhe ishim shumë të varfër dhe morëm rrugët e emigrimit si të gjithë shumë shqiptarë. Emigruam me sakrifica, me ato punët e rënda edhe me disa punë që na u krijuan gjatë ndenjes edhe pak më komode, por arsye se pse erdha dhe u riktheva në Shqipëri ishte për çështjen e letrave sepse isha një emigrant që nuk kisha letra në atë kohë”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF