KreuStil Jetese

Me Ilirin, Donaldin apo Luizin? Monika zbulon me kë do të ishte nëse do kthehej në BBV!

Me Ilirin, Donaldin apo Luizin? Monika zbulon me kë do të ishte

Aktroja Monika Lubonja ishte e ftuar këtë të premte në programin në “Kurthin e Piter Pan” në televizionin Klan, dhe ndër të tjera foli edhe për eksperiencën e saj në edicionin e parë të “Big Brother VIP”.

Monika rrëfeu se në këtë format si fillim hyri për vetëm dy javë pasi donte t’i bënte reklamë një shfaqjeje që kishte në atë kohë, por më pas falë publikut ajo arriti shumë pranë finales. “Është një guxim i madh. Aty njerëzit duan të guxojnë e të testojnë se sa të aftë janë ta përballojnë. Unë u futa për të bërë reklamën e teatrit dhe mendoja që do ishte mirë që aq sa do rrija, do të flisja nga mëngjesi në darkë për teatrin. Mirëpo, më vonë e shikon që, kur del je më e komentuar, të janë shtuar më shumë ndjekësit dhe e shikon që aq sa të duan, aq edhe të bullizojnë.”

Ndërkohë e pyetur se si e përjetoi daljen nga ky format, ajo u shpreh se trysnia ishte shumë e madhe dhe ende nuk i ka kaluar pasoja që ka lënë ai format. “Në atë format t’i kalon çaste nga jeta që s’i ke menduar ndonjëherë. Është shumë e vështirë. Pas daljes pata një trysni të madhe, komente, jo të gjithë të duan. Nuk ja shpjegon dot njerëzve se çfarë ke përjetuar. Falënderoj publikun: jam me pasoja edhe sot”.

Teksa u pyet nga një prej fëmijëve se nëse do të kthehej në atë shtëpi, me kë do të ishte  me Donaldin, Ilirin apo Luizin, aktorja tha, “Buka e vjetër nuk harrohet. Unë do të isha me Donaldin dhe Ilirin”.  

Ndërkohë e pyetur se çfarë do t’i thosha Luizit, ajo tha, “Po të isha në lojë me Luizin do argëtohesha. Do t’i thosha të kënaqeshim dhe në fund të fundit ta shijonim sepse është thjesht një lojë. Ideja është të kënaqim spektatorët dhe të mos e kthejmë në luftë.”

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF