KreuStil Jetese

Ndryshon ora, nga nesër një orë më pak gjumë!

Ndryshon ora, nga nesër një orë më pak gjumë!

Në natën mes 25 dhe 26 marsit do të rikthehet ora ligjore. Akrepat e orës do të shkojnë një orë përpara, duke bërë që të fitojmë një orë dritë më tepër në mbrëmje. Ora ligjore do të qëndrojë në fuqi deri 29 tetor, me rikthimin e orës diellore apo asaj dimërore.

Ndryshimi i orës është propozuar për herë të parë në Evropë në vitin 1966 me qëllim për të kursyer kryesisht energji elektrike. Në vitin 2018 Komisioni Evropian propozoi anulimin e ndryshimit të orës, duke i lënë të drejtën çdo vendi të vendosë se cilën orë të aplikojë për gjithë vitin, ligjore apo diellore.

Më pas propozimi u pranua edhe nga Parlamenti Evropian, por nuk u aplikua dhe diskutimet mbi këtë çështje u pezulluan për shkaqe të ndryshme, kryesisht nisja e pandemisë Covid-19.

Te vetmet vende të kontinentit evropian që e kanë refuzuar ndryshimin e orës dhe mbajtjen gjatë gjithë vitit të asaj diellore, janë Rusia, Bjellorusia, Gjeorgjia, Islanda dhe Armenia. SHBA do të anulojnë përgjithmonë ndryshimin e orës në tetor të 2023 me anë të ‘Sunshine Protect Act’.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF