KreuStil Jetese

Kthehet ora verore, akrepat shkuan sot një orë para!

Kthehet ora verore, akrepat shkuan sot një orë para!

Nga dita e sotme jemi zyrtarisht në orën verore. Akrepat kanë shkuar 1 orë përpara duke kaluar nga ora dimërore në atë verore.

Ky ndryshim të do të thotë zgjim më herët dhe dita do të jetë më e gjatë. Në këmbim të një ore gjumë më pak do të kemi një orë dritë më shumë.

Në pranverë, e gjithë Europa kalon në orën e verës për të optimizuar përdorimin e rrezeve të diellit dhe rrjedhimisht konsumon më pak energji elektrike.

Prej dekadash, vendet e Bashkimit Europian aplikojnë dy orë, atë të dimrit, që nis të dielën e fundit të tetorit dhe orën verore që kthehet të dielën e fundit të marsit.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF