KreuStil Jetese

Romancë e re: Ylli i One Direction dhe Emily Ratajkowski çifti më i ri i showbiz-it!

Romancë e re: Ylli i One Direction dhe Emily

Harry Styles duket se e ka lënë në të kaluarën romancën e tij me Olivia Wilde, pasi ai u pa duke puthur me pasion Emily Ratajkowski në rrugët e Tokios.

Këngëtari, 29 vjeç, dhe modelja dhe aktorja, 31 vjeç, janë në qendër të thashethemeve për lidhje nga disa fotografi dhe video të siguruara nga Daily Mail.

Në foto dhe video dyshja shihet duke kërcyer dhe duke ndarë disa puthje me njëri-tjetrin. Styles i veshur me një këmishë të bardhë dhe pantallona të zeza, ndërsa Ratajkowski u pa me një xhaketë rozë dhe një fund të gjatë të zi.

Ata ndanë një numër puthjesh pasionante në rrugë jashtë, duke u dukur se nuk u interesonte se kush i shihte ndërsa ishin në pamje të plotë të shikuesve.

Emily ka një djalë dy vjeç, me ish bashkëshortin Sebastian Bear-McClard. 

Që prej kur u nda nga bashkëshorti, EmRata ka patur takime dhe romanca të shkurtra me personazhe të njohur si Pete Davidson dhe Eric Andre.

Ndërsa ylli  i muzikës u nda me Olivia Wilde në nëntor pas dy vitesh lidhje.

Styles është aktualisht në Japoni duke performuar si pjesë e serisë së tij të koncerteve Love on Tour, të cilat do të rikthehen në Danimarkë në maj pas një pauze të gjatë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF