KreuStil Jetese

Vendi më i lumtur në botë, Finlanda po ofron udhëtime falas!

Vendi më i lumtur në botë, Finlanda po ofron udhëtime falas!

Raporti Botëror i Lumturisë, një studim vjetor i sponsorizuar nga Kombet e Bashkuara, rendit vendet bazuar në atë se sa të kënaqur ndihen qytetarët me cilësinë e jetës së tyre. Për të gjashtin vit radhazi, Finlanda kryesoi listën dhe u emërua “vendi më i lumtur në botë” .

Vendi i ngrirë i veriut europian duket se ka “sekretin e lumturisë”. Në fakt, këtë vit ajo është gati ta ndajë duke ofruar “seminare lumturie” për 10 persona me fat, të gjitha shpenzimet e paguara, përmes Visit Finland.

Masterclass i Lumturisë është planifikuar të zhvillohet nga 12 deri më 15 qershor në Kuru Resort, një vendstrehim në Lake District të Finlandës. Visit Finland do të mbulojë të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit, të cilat përfshijnë një dhomë private dhe akses në një sauna dhe banjë private, sipas faqes së internetit Visit Finland. Platforma tashmë është hapur dhe pranon aplikime deri më 2 prill.

“Finlandezët shpesh pyeten “si jeni kaq të lumtur?” Ne besojmë se lumturia vjen nga një marrëdhënie e ngushtë me natyrën dhe stili ynë i jetesës me këmbë në tokë”, tha Heli Jimenez, Shef i Marketingut Ndërkombëtar në Business Finland. “Finlanda ofron përvoja zhytëse në natyrë. Pyjet freskuese, liqenet simpatike dhe peizazhet e arkipelagut tonë janë të gjitha vende perfekte për t’u çlodhur dhe për të marrë kontakt me lumturinë tuaj të brendshme,” shtoi ai.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF