KreuStil Jetese

Bashkohen më në fund pas 5 vitesh? Kush i afroi motrat Libohova!

Bashkohen më në fund pas 5 vitesh? Kush i afroi motrat Libohova!

Hatërmbetja mes tyre në media, është e njohur tashmë. Pre vitesh, dy ikonat e ekranit shqiptar Irma dhe Eranda Libohova nuk flasin me njëra-tjetrën. Ato vetë nuk kanë folur publikisht për këtë temë, por ne rrjet kanë qarkulluar lloj-lloj variantesh për dëmtimin e marrëdhënies së tyre.

Mosmarrëveshjet mes dy motrave u rikthyen në vëmendje edhe gjatë Festivalit të Këngës në RTSH, që këtë vit risolli në skenë këngë të paharrueshme të performuara ndër vite në Festival. Ishte Irma ajo e cila refuzoi ftesën për të rikthyer këngën me motrën e saj, Erandën e cila u shfaq në festival. Por së fundmi ato janë shfaqur në të njëjtin event: një aktivitet të organizuar nga FSHF, të cilin motrat nuk e kanë refuzuar edhe pse do të duhej të ishin aty prezente njëkohësisht.

Si Irma, ashu edhe Eranda kanë ndarë në profilet e tyre në Instagram foto me fanellën kuqezi, dhe ndjekësit përcollën shpresën që ky të ishte një ogur i mirë për afrimin (më në fund) të tyre.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF