KreuStil Jetese

Çështjet e shtratit? Sekreti pse Pique zëvendësoi Shakirën me Clara Chia!

Çështjet e shtratit? Sekreti pse Pique zëvendësoi

Teoritë mbi atë që shkaktoi ndarjen e Shakira-s dhe Gerard Pique-s janë të pafundme dhe ne nuk mund ta dimë kurrë se çfarë e pengoi një pajtim të mundshëm. Por ka një të dhënë të re për atë që ka ndodhur me ta dhe gjithçka tregon se Pique ka preferuar Clara Chia-n për shkak të një situate të veçantë, një sekret që ka dalë në dritë.

Gazeta katalanase “El Nacional” ishte ajo që publikoi informacionin dhe këtë e bën në një shkrim të botuar me titullin “Sekreti më intim i Clara Chia pse Pique la Shakirën: çështjet e shtratit”. Sipas botimit, një nga sekretet e ruajtura më së miri të të dashurës së Piques dhe pse ish-futbollisti mund ta ketë preferuar atë është sepse Clara preferon marrëdhëniet jo monogame dhe Gerard Pique-s i pëlqente kjo më shumë sesa rikthimi me kolumbianen.

Shakira është një person më konservator se Clara, për shkak të moshës së saj 46 vjeçe, për shkak të lidhjeve familjare, ajo duhet të kujdeset për prindërit dhe fëmijët e saj në të njëjtën kohë, dhe sepse ajo jeton jashtë vendit të saj. Ajo dëshiron të ketë gjithçka nën kontroll, edhe pse ajo nuk ishte e martuar me Pique ata jetonin një lidhje martesore për të gjitha qëllimet. Dhe një nga shkaqet e krizës mes tyre ishin lidhjet jashtëmartesore të Pique, të njohura në jetën e natës së Barcelonës”, shkruante gazeta.

Dhe ndryshe nga ylli i muzikës, “Clara Chia, nga ana tjetër, është 23 vjeçe, është nga një brez tjetër, mund të jetë vajza e Shakirës dhe sipas fansave të saj në Twitter, është një ndjekëse besnike e një llogarie në Instagram të quajtur “The Poly Spot”, që përhap përfitimet e poligamisë, të marrëdhënieve poliamoroze, të çifteve që lejojnë anëtarët e tyre të kenë marrëdhënie të tjera dashurie”.

Kështu, sipas botimit, Pique ka preferuar një çift me ide më liberale, që “të jetë në gjendje të bëjë atë që ka bërë gjithmonë, por pa lënduar askënd”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF