KreuStil Jetese

“Mos harroni me Luizin”, Kiara Tito bën postimin e parë pas daljes nga “Big Brother VIP”!

“Mos harroni me Luizin”, Kiara Tito bën postimin e parë

Kiara u eliminua nga shtëpia e “Big Brother VIP” gjatë spektaklit të kësaj të shtune nga një televotim “kokë më kokë” me Oltën. Pas intervistës së dhënë në “Fan Club BBV2”, Kiara ka rimarrë vetë në zotërim Instagramin e saj, i cili deri më tani gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë menaxhohej nga njerëzit e saj të afërt.

Kiara ka vendosur që postimi i saj i parë pas daljes nga ‘reality show’ të ishte fotoja e puthjes së saj të parë me Luizin gjatë dasmës së tyre brenda shtëpisë, ku përveç falënderimeve për të gjithë ata që e kanë mbështetur deri më tani ka shkruar edhe disa fjalë për Luizin.

“Faleminderit me shpirt. Dua ta nis pikërisht me mirënjohje reagimin tim të parë. Mirënjohje për të gjithë ata të cilët më kanë mbështetur dhe na kanë mbështetur në këto 90 ditë qëndrimi e mbi të gjitha izolimi në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’.

Edhe pse nuk kanë kaluar as 24 orë që kam dalë e ende kam shumë gjëra për të mësuar, e kam ndjerë pafund dashurinë tuaj. Falënderuese për të gjithë ata që besuan tek unë, edhe kur gjuha e urrejtjes nuk e bënte aq të thjeshtë.

Pavarësisht se nuk bëra lojë, jam e bindur që ata që më kuptuan e vlerësuan qëndrimin tim dhe emocionet që kam dashur të përcjell. Unë kam qenë e para që e ndjeva pozitivitetin, mirësinë dhe dashurinë e Luizit edhe kur kisha kundër të gjithë dhe i kam qëndruar dhe do t’i qëndroj besnike ndjenjës time, deri në fund! Shumë dashuri për ju dhe mos harroni, #meLuizin♥️ @ina.ejlli”, ka shkruar ajo.

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF