KreuStil Jetese

Ndërron jetë aktori Ivano Marescotti, vuante nga një sëmundje e rëndë!

Ndërron jetë aktori Ivano Marescotti, vuante nga një

Aktori i njohur Ivano Marescotti vdiq në moshën 77-vjeçare, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë. Ai ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin Santa Maria delle Croci në Ravenna, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ivano Marescotti është një aktor shumë i dashur për publikun dhe ka luajtur në shumë filma.

Për pak më shumë se një vit ai kishte vendosur të linte profesionin e tij të aktrimit për t’iu përkushtuar me kohë të plotë “Theatre Accademia Marescotti”, shkollës së tij teatrore me qendër në Ravenna.  Ai ishte kthyer për të jetuar në qytetin e tij të lindjes, Villanova di Bagnacavallo, ku një vit më parë, më 28 mars 2022, u martua me partneren e tij Erika. Ai ka lënë pas++++++ një vajzë, Iliad, e lindur në vitin 2003 nga një martesë e mëparshme.

I lindur në vitin 1946 në Villanova, në Romagna e Poshtme, pasi mbaroi shkollën artistike Nervi-Severini në Ravenna, ai punoi për dhjetë vjet në zyrën e urbanistikës së Komunës së Ravenës. Ai shpesh bënte shaka për këtë aspekt, duke nënvizuar se ka ardhur vonë në karrierën e tij të aktrimit. Vendimi që mori në vitin 1981, duke dhënë dorëheqjen dhe duke ndërmarrë veprimtarinë teatrore. Ai punon ndër të tjera me Leo de Berardinis, Marco Martinelli. Në vitin 1989, takimi me Silvio Soldinin dhe pjesëmarrja e tij në filmin ‘L’aria serena dell’Ovest’ e bindi t’i përkushtohej kryesisht kinemasë.

Ai ka luajtur në mbi pesëdhjetë filma, duke punuar me regjisorë si Anthony Minghella, Ridley Scott dhe Roberto Benigni (Johnny Stecchino dhe The Monster), Marco Risi, Pupi Avati, Sandro Baldoni, Maurizio Nichetti, Carlo Mazzacurati, Antonello Grimaldi dhe Klaus Maria Brandau.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF