KreuStil Jetese

Shakira gjen dashurinë e re!

Shakira gjen dashurinë e re!

Shakira mund të ketë gjetur dashurinë e re në Miami, sipas raportimeve të mediave spanjolle. Kolumbiania, 46 vjeçe, do të zhvendoset në Florida pasi nënshkroi një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve me ish-Gerard Pique. Fansat kanë nisur të hamendësojnë nëse ajo do të largohej nga Barcelona me djemtë e saj, Milan dhjetë vjeç, dhe Sasha tetë vjeç, në qershor apo brenda ditëve të ardhshme, pasi u raportua se ajo kishte planifikuar të largohej më 1 prill.

Mediat spanjolle thonë se nëna e dy fëmijëve mund të ketë një arsye tjetër për të përshpejtuar lëvizjen e saj në Miami, pasi pretendohet se po takohet me një ‘burrë misterioz’ me të cilin thuhet se është takuar disa muaj më parë para se të shkruante këngën e saj të fundit, një ‘diss’ ndaj Pique dhe të dashurës së tij të re Clara Chia. “Duket se këngëtarja kolumbiane ka gjetur një dashuri të re. Me sa duket ajo është takuar me një burrë misterioz në Miami dhe ka qenë në kontakt me të për katër muaj”, tha burimi, teksa nuk dha më shumë detaje, përveçse konfirmoi se ‘njeriu misterioz’ nuk ishte Antonio de la Rua, me të cilin ajo u takua përpara se të takonte Pique në Kupën e Botës 2010, ku Shakira performoi këngën e saj hit ‘Waka Waka’.

Nuk ka pasur asnjë koment nga Shakira për raportet spanjolle. Ekspertja e Shakirës, Laura Fa, një nga dy gazetaret që raportojnë rregullisht për nënën e dy fëmijëve për gazetën katalanase El Periodico, tha në fillim të këtij muaji se artistja po shikonte një datë të re, 1 prillin, për t’u larguar nga Barcelona me fëmijët e saj pas raportimeve fillestare.

Kjo ishte para se nëna e saj Nidia Ripoll të shtrohej në spital në Barcelonë pasi pati një mpiksje gjaku në këmbën e saj. Shëndeti i dobët i babait të saj 91-vjeçar, William Mubarak, fillimisht u përmend si arsyeja kryesore që ajo hoqi dorë nga planet për t’u transferuar në Miami në fillim të vitit, pasi nënshkroi një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve me Pique në dhjetor.

Çifti, i cili u nda në maj pas 11 vitesh së bashku, konfirmoi në nëntor se kishin arritur një marrëveshje pas një negocimi të stërzgjatur, i cili arriti me një takim maratonë 12-orësh me avokatët e tyre. Ata nënshkruan marrëveshjen në një gjykatë në Barcelonë muajin e ardhshëm. Si pjesë e marrëveshjes, futbollisti i pensionuar Pique, tashmë në lidhje me bukuroshen Clara Chia, 23 vjeçe, do të kalojë pushimet me fëmijët e tij. Dëshira e Shakirës për t’u shpërngulur në Miami, ku ajo ka jetuar me një pjesë e familjes së saj, kuptohet se ka qenë pengesa kryesore në dështimin e mëparshëm të çiftit për të arritur një zgjidhje jashtë gjykatës.

Artistja e Amerikës së Jugut performoi këngën e saj ‘diss’ me DJ Bizarrap, në të cilën ajo ‘goditi’ Pique dhe të dashurës së tij të re. Ndërkohë Pique tha në një intervistë me gazetën spanjolle El Pais se ishte ‘shumë i lumtur’ pas ndryshimeve dramatike në jetën e tij.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF