KreuStil Jetese

“Unë nuk do t`ia bëja kurrë vajzave të mia”: Brooke Shields “nuk fal” të ëmën që e la të pozonte nudo 10 vjeç!

“Unë nuk do t`ia bëja kurrë vajzave të mia”:

Brooke Shields duket se nuk ia fal të ëmës faktin që e ekspozi që në moshë të re ndaj situatash të papërshtatshme. Aktorja e famshme tha se kurrë nuk do t’i linte fëmijët e saj të merrnin pjesë në ‘pornografi’. Aktorja ishte vetëm 11 vjece kur u  detyrua ta puthte Keith Carradinen, atëherë 27 vjeçar, në filmin e vitit 1978 “Pretty Baby”, në të cilin ajo interpretonte një prostitutë.

57 vjeçarja theksoi tani se nuk po mund të kuptojë se si nëna e saj, Teri Shiels, nuk ndërhyri pasi zbuloi se vajzat e saj, Roëan, 19 vjeçe, dhe Grier, 16 vjeçe, refuzonin ta shihnin atë skenë. Në një klip nga dokumentari i ardhshëm “Pretty Baby”, Rowan tha: “Është pornografi për fëmijë! A do të na kishit lejuar ta bënim këtë ne në atë moshë?”. Shields përgjigjet ‘Jo’ pasi ajo është e pushtuar nga emocionet.

Duke kujtuar bisedën, ajo tha për The Sunday Times: “Kjo ishte e vështirë për mua, të mos justifikoja nënën time ndaj tyre, por kur ata e pyetën, mendova: “O Zot, duhet ta pranoj këtë”. Nëna e aktores ishte e varur nga alkooli, derisa ndërroi jetë në vitin 2012.

Aktorja ishte përpjekur prej kohësh ta shmangte këtë debat dhe faktin që e ëma e lejoi të pozonte nudo për “Playboy” në moshën 10-vjeçare, por tani Shields ka pranuar: “Nuk e di pse mendoi se ishte në rregull. Une nuk e di”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF