KreuStil Jetese

“4 vite që me gruan flemë në dhoma të ndara”, Elvis Pupa tregon arsyen!

“4 vite që me gruan flemë në dhoma të ndara”,

Elvis Pupa ka ndarë si rrallhere detaje nga marrëdhënia me bashkëshorten e tij. Në një nga bisedat që ka bërë me banorët e tjerë të shtëpisë aktori ka treguar se me te shoqen, kanë vite që flenë në dhoma të ndara.

”Rrimë deri vonë bashkë por për të fjetur flemë në dhoma të ndara pasi unë gërhas shumë”, u shpreh aktori i njohur i humorit.

”Kemi rreth 4 vite që e kemi marrë këtë vendim, ajo do errësirë, unë dritë, që kështu jemi më rehat kur flejmë veç e veç. Ama gjumin e drekës e bëjmë bashkë”, vazhdoi ai.

Humoristi u bë ne fillim te marsit pjese e Shtëpisë së Big Brother. Ai ka lënë Australinë për t`iu bashkuar këtij formati. Nga BBVA sakaq, sot do të largohet konkurrenti i radhës, që do të jetë një prej të nominuarve: Qetsori, Keisi ose Antoneta. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF