KreuStil Jetese

Emily Ratajkowski kërkon faljen e Olivia Wilde pasi puthi Harry Styles!

Emily Ratajkowski kërkon faljen e Olivia Wilde pasi puthi Harry Styles!

Emily Ratajkowski tani po “lutet” për faljen e Olivia Wilde pasi videoja e puthjes së saj dhe Harry Styles në Japoni u bë virale. Duket se Emily Ratajkowski dhe Olivia Wilde njihen prej kohësh dhe madje janë fotografuar së bashku në festën e Oscars Vanity Fair. Një burim që foli për “Page Six” pretendon se EmRata po “i lutet” Wilde për falje pas “tradhtisë” së saj. Për më tepër, në qershor, EmRata dhe Olivia Wilde u ulën së bashku në seksionin VIP të koncertit të Harry Style në Paris dhe u panë duke kaluar një kohë të mirë së bashku.

“Ajo po qëndron larg kësaj”, tha një burim për Olivia Wilde. “Ajo është e përqendruar te fëmijët dhe puna e saj dhe nuk dëshiron të bëjë asgjë me këtë rrëmujë”.

Harry Styles dhe Olivia Wilde kishin një lidhje për gati dy vjet dhe u ndanë në nëntor. Olivia Wilde aktualisht po i kushton kohën e saj bashkëprindërimit të Otis, djalit të saj 10-vjeçar të cilin e ndan me Jason Sudeikis, për të cilin aktualisht janë në një betejë për kujdestarinë.

Sipas E! News, dokumentet që u publikuan nga gjykata thuhej se “Dokumentet e vulosura dhe private që u zbuluan sot janë shkelja më e madhe e besimit dhe nuk synohen kurrë për konsum publik, Olivia vazhdon të jetë e fokusuar vetëm në bashkëprindërimin e fëmijëve të saj dhe kalimin e së kaluarës së vështirë me shpejtësi dhe pa drama”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF