KreuStil Jetese

Georgina Rodriguez kritikohet sërish: Jeton në një botë të ndarë, i mungojnë..

Georgina Rodriguez kritikohet sërish: Jeton në një botë

Georgina Rodriguez ka përfituar nga turneu i saj në Spanjë për të promovuar sezonin e dytë të dokumentarëve të saj në Netflix, ‘Unë jam Georgina’. Partnerja e Cristiano Ronaldos ishte në emisionin ‘El Hormiguero’ ku bëri disa komente interesante për jetën e saj të re me familjen në një vend si Arabia Saudite.

Pas kalimit të Ronaldos te Al-Nassr, familja e tij duhej të transferohej në Mbretërinë e Arabisë Saudite. 29-vjeçarja nuk ka kaluar një kohë pozitive në Spanjë. Disa programe në vendin europian kanë sulmuar partneren e Cristianos, për stilin e saj të jetesës dhe për këtë ‘reality shoë’ që nuk tregon realitetin e vërtetë të jetës së saj.

“Ajo jeton në një botë të ndarë dhe i mungon shumë informacioni për jetën në përgjithësi”, ishin fjalët e gazetares spanjolle Emma Garcia në programin “Fiesta” të Telecinco. Garcia u shpreh mjaft e ashpër në komentet e saj ndaj Georginës në një program të transmetuar të dielën dhe që ka një audiencë të madhe.

“Këto deklarata janë të pavend, realiteti është realitet. Mendoj se është injorancë në përgjithësi. Për mua është injorancë dhe mungesë informacioni. Ajo nuk ka nevojë”, shtoi drejtuesi i atij programi.

Muajt e fundit kanë parë një rritje të pandalshme në karrierën e Georgina Rodriguez. Nga partnerja e Cristiano Ronaldos, ajo është bërë një grua me ndjekës të shumtë në rrjetet e saj sociale për të gjitha aktivitetet e saj të rëndësishme.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF