KreuStil Jetese

U dobësua me dieta, i rimerr të gjitha kilet: Këngëtarja britanike e dëshpëruar, më e shëndoshë se kurrë!  

U dobësua me dieta, i rimerr të gjitha kilet: Këngëtarja

“Më e shëndoshë se kaq, nuk kam qenë ndonjëherë në jetën tim”; këngëtarja britanike Kerry Katona arriti të dobësohej në mënyrë të pabesueshme vitin e kaluar, por tani i ka rimarrë të gjithë kilogramët e ndoshta edhe më shumë. E përlotur, 42 vjecarja pohoi per revisten OK! se nga masa tetë që arriti të shkonte asokohe, tani kapërceu 82 kilogramë.  

Katona, gjithashtu një yll realiteti, I bëri këto pohime pasi u diagnostikua së fundi me Lipoedema, që sic thotë ajo, “ia ka mbushur trupin me gjendra dhjamore”.

Lipoedema është një gjendje kronike ku akumulimi jonormal dhe i dhimbshëm i yndyrës – jo i shkaktuar nga mbipesha – ndodh, zakonisht rreth këmbëve dhe kofshëve.  Nëna e pesë fëmijëve u shpreh se nuk ka ndërmend të dorëzohet. Ajo do të nisë një dietë të re. “Kam nisur të ndjek dietën Francis, krijuar nga trajneri i fitnesit Scott Francis, i cili është absolutisht një gjeni. Gjithcka varet nga shoqja ime Karla, e cila ka humbur peshë ndjeshëm dhe sot duket e mahnitshme, ndërkohë që unë jam 82 kilogramë. Më shumë se kaq, s`kam qenë ndonjëherë. Me këtë dietë, ju jeni përgjegjës për veprimet tuaja, kështu që unë kam përgatitur të gjithë ushqimin tim,’ u shpreh Kerry.  

Ish këngëtarja e Atomic Kitten gjithashtu u tregoi fansave përmes disa postimeve në Instagram se ka nisur dhe ushtrimet fizike, përfshirë dhe ato në kushte, e për këtë, ka marrë shumë lavdërime.  

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF