KreuStil Jetese

U ndanë pas 12 vitesh martesë, zbulohet arsyeja e krizës së ciftit të famshëm! 

U ndanë pas 12 vitesh martesë, zbulohet arsyeja e krizës së

Kriza e moshës së mesme e bashkëshortit të Reese Witherspoon, Jim Toth, thuhet se ishte arsyeja që nxiti aktoren të njoftonte vendimin e vështirë të divorcit të tyre pas 12 vitesh martese. Ylli hollivudian që ka një djalë dhjetëvjeçar, Tennesse me Toth, u shpreh se ata patën shumë ‘kujdes dhe konsideratë’ për njëri-tjetrin në hedhjen e këtij hapi.  

Tani, një mik I familjes pohon se aktori dhe producenti 52 vjecar nuk është më burri me të cilin Reese lidhi kurorë. “Ai nisi të vishte rroba që mbajnë zakonisht njerëz të cilët kanë gjysmën e moshës së tij, ndërsa u apasionua pas bizhuterive dhe tatuazheve të çuditshme’. Jimi ndryshoi masivisht këto vitet e fundit. Nuk ishte më i njëjti person”, rrëfen burimi.  

Sipas tij, Reese dhe Jim do të vazhdojnë të kujdesen së bashku njësoj për djalin e tyre, dhe aktorja këtu ka mjaft përvojë pasi ajo ka gjithashtu dy fëmijë me ish-bashkëshortin, Ryan Phillippe. 

“Prioriteti ynë më i madh është djali ynë dhe e gjithë familja jonë ndërsa ne vazhdojmë në kapitull tjetër. Këto çështje nuk janë kurrë të lehta dhe janë jashtëzakonisht personale”, thuhet në deklaratën e ish-çiftit. Ndarja e tyre mes tjerash u tha se ka qenë miqësore. 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF