KreuStil Jetese

Diletta Leotta në pritje të ëmbël: Dalin fotot me barkun e rrumbullakosur! 

Diletta Leotta në pritje të ëmbël: Dalin fotot me barkun e

Diletta Leotta nuk e fsheh më barkun e rrumbullakosur. E përjavshmja Who e fotografoi në Madrid, ku kaloi disa ditë për angazhimet e punës dhe veshjet e saj, tani nuk I maskojnë më format e shtatzënisë. Sipas revistës, gazetarja sportive është në pritje të një vajze dhe në muajin gusht do të bëhet nënë për herë të parë. 

Crop top dhe xhinset që Diletta Leotta mbante në Madrid lanë të kuptohet se ajo vetë ka zgjedhur të mos e fshehë më pritjen e ëmbël. Prezantuesja sportive tashmë ka bërë të ditur se është shtatzënë dhe është krenare. E veshur me të bardha, me taka të larta, ajo u shfaq mjaft elegante në aeroportin spanjoll, ndërsa më vonë u ndërrua duke u veshur me tuta, por ku barku ishte mjaft I ekspozuar.  

Diletta, 31 vjecare, dhe Loris Karius u takuan rreth 6 muaj më parë gjatë pauze që mori prezantuesja e shkoi në Londër për të mësuar anglisht. Shkëndijat mes tyre vazhduan në distancë, e më pas me takime romantike në Milano, Miami apo nëpër botë. Në natën e ndërrimit të viteve, u bë dhe prezantimi zyrtar me familjet dhe futbollisti u prit me gëzim nga Mirko Manola, vëllai i Diletës.  

Kjo e fundit ishte në tribunën e Wembley-t për të brohoritur portierin e Neëcastle në rikthimin e tij në fushë. “fëmijë, i kam dashur gjithmonë përrallat”, shkruante Leotta në një letër drejtuar Kariusit. “Dhe tani më e bukura do të fillojë”, shtonte ajo.  

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF