KreuStil Jetese

Gigi Hadid reagon pas takimit romantik të ish-it të saj me Selena Gomez!

Gigi Hadid reagon pas takimit romantik të ish-it të saj me Selena

Mediat e huaja këtë javë kanë nxjerrë në pah një romancë të mundshme mes Selena Gomez dhe ish-yllit të One Direction, Zayn Malik. Burimet pohojnë se të dy yjet u panë së bashku, teksa grindja e supozuar e TikTok mes Gomez dhe Hadid po vazhdon. Nëse thashethemet janë të vërteta, Zayn do të hyjë në lidhjen e tij të parë publike që nga ndarja me Gigi Hadid në vitin 2021, pasi ata ishin të lidhur në mënyrë romantike për rreth gjashtë vjet, pasi ata u panë së bashku në nëntor 2015.

Gigi dhe Selena Gomez nuk janë shoqe, por dihet se ato shijojnë të njëjtin grup miqsh të përbashkët, gjë që i shton dyshimet se ylli i muzikës dhe Zayn të jenë thjesht miq. Thashethemet  për një romancë mes tyre  nisën kur përdoruesi i TikTok @klarissa.mpeg, ndau disa mesazhe me një mikeshë që i tha asaj se i kishin shërbyer Zayn dhe Selenës në një restorant në Nju-Jork.

Më pas imazhet e takimit romantik të Selenës dhe Zayn filluan të qarkullojnë nëpër mediat sociale. Por mesa duket Gigi nuk e ka problem. Një burim ka treguar për US weekly se Gigi Hadad nuk ka asnjë problem me lidhjen, përkundrazi, ishte e lumtur për ish-in e saj, përderisa vajza e tyre, Khai, mbetet prioritet. “Për sa kohë që ai është i lumtur dhe i qëndrueshëm dhe vazhdon të jetë një baba i mirë për Khai-n, ajo nuk e ka problem me këdo që ai del jashtë”, dëshmoi burimi.

Sa i përket Gigi-t, i njëjti burim tha se lidhja e saj romantike me Zayn i përket së shkuarës dhe se ajo ka vazhduar më tej. Modelja madje pati një romancë me Leonardo DiCaprio. Aludimet se ata të dy po njiheshin qarkulluan në shtatorin e kaluar pasi u panë duke festuar së bashku.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF