KreuBusull

“Ka qenë si një nënë për mua..” Valbona Mema flet për humbjen e motrës dhe lidhjen që kishte me të!

“Ka qenë si një nënë për mua..” Valbona

Këngëtarja e njohur Valbona Mema ka qenë së fundmi e ftuar në “Pardon My French”, ku ndër të tjera ka folur për ndarjen nga jeta të motrës së saj të ndjerë. Motra e saj vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, dhe gjatë kohës që këngëtarja ndodhej në shtëpinë më të famshme në Shqipëri gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua.

Valbona ndërpreu rrugëtimin e saj në mënyrë të menjëhershme për të qëndruar pranë njeriut të saj të shtrenjtë në ato ditë të vështira. “Tani mendoj që po forcohem. Unë mendoj që jeta më ka vënë në shumë prova dhe unë kam arritur të mbijetoj dhe t’i bëj ballë. Duket si ëndërr sepse je mësuar gjithmonë që të komunikosh dhe të bisedosh, sidomos ato bisedat e mëngjesit kur bëhen me motrat, më mungojnë shumë. Ishte i pandashëm ai komunikim, përveç atij muaji që ndodhesha në BBV.

Ka qenë motra e madhe për mua. Ka qenë si nënë sepse i ka rënë edhe pesha që të na rriste. Nuk është se ishte shumë e pritshme, kaq shpejtë. Nuk e kuptoj si agravoi sëmundja aq shpejt dhe përshpejtoi edhe ikjen e saj.

Ajo donte gjithmonë që unë t’i ndiqja ëndrrat e mija. Në momentin që mu komunikua që gjendja e saj po vështirësohej, unë mora automatikisht një vendim të menjëhershëm, pasi duhej që s’bën të isha afër saj. Unë e kisha nënë, baba, shok e kisha gjithçka”, u shpreh Valbona.

Tags:

Home Busull

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF