KreuStil Jetese

Keisi më në fund e pranon: E dashuruar me Lorencin

Keisi më në fund e pranon: E dashuruar me Lorencin

Marrëdhënia mes Lorencit dhe Keisit ka qenë shumë e diskutuar si brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP”, ashtu edhe jashtë saj. Edhe pse ata u shprehen se e kanë mbyllur romancën e tyre, sjelljet e secilit kanë treguar krejt të kundërtën.

Në një bashkëbisedim me Nitën dhe Lorencin, Keisi tregoi se sekreti që ajo kishte thënë në dhomën e rrëfimit ishte se ajo ishte e dashuruar me një banor të “Big Brother VIP”. Teksa u pyet se kush ishte ai banor, Keisi la të nënkuptohet se ai ishte Lorenci.

Si fillim Lorenci mendoi mos bëhej fjalë për Kristin, me të cilin Keisi pati një romancë të shkurtër në shtëpinë e “Big Brother VIP”, por më pas pasi ajo ia la të kuptuar se ishte ai, këngëtari e përqafoi.

Kujtojmë që Keisi e ndërpreu marrëdhënien e krijuar me Kristin në momentin që Lorenci hyri në shtëpi, dhe ishte ky i fundit ai që konfirmoi romancën që ata kishin patur gjatë një bisede të bërë në dhomën e rrëfimit, duke menduar se nuk do të transmetohej.

BISEDA E PLOTË:

Keisi: Po si nuk e gjetët sekretin tim? Që isha e dashuruar

Lorenci: Me kë mi? Me Kristin?

Keisi: Jo, e kam përballë.

Lorenci: Shikoje çfarë thotë, paska thënë që jam dashuruar me një person, përballë.

Nita: Oo kuku.

Lorenci: Tani e kapa unë. (dhe pas kësaj i dha një përqafim)

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF