KreuStil Jetese

Fitoi gjyqin, çfarë i tha në vesh Gwyneth Paltrow paditësit të saj!

Fitoi gjyqin, çfarë i tha në vesh Gwyneth Paltrow

Një juri në Utah e shpalli të pafajshme aktoren hollivudiane Gwyneth Paltrow, fituese të çmimit Oscars, dhe vendosi në favor të saj në gjyqin kundër mjekut që e paditi. Terry Sanderson, një optometrist, e hodhi në gjyq Paltrow-un për lëndime të konsiderueshme të cilat ai tha se i mori kur të dy u përplasën në Deer Valley Resort në Park City, Utah më shumë se shtatë vjet më parë.

Juria në gjyqin civil diskutoi për pak më shumë se dy orë përpara se të kthente vendimin e tyre në favor të Paltroë, e cila dëshmoi se ishte Sanderson ai që erdhi nga pas shpinës së saj teksa po zbriste në një shpat.

Avokati i mjekut i kishte kërkuar jurisë të merrte në konsideratë dëmtimin e trurit të klientit të tij dhe jetëgjatësinë, duke sugjeruar që Sandersonit t`i caktohej një dëmshpërblim prej  3.2 milionë dollarësh. Terry Sanderson u shpreh shumë i zhgënjyer nga humbja e procesit gjyqësor, por duket se gjërat kanë përfunduar mirë mes tyre.

Paltrow u pa në fund të gjyqit duke vendosur dorën e saj në shpinë të Sandersonit, duke i thënë diçka teksapo largohej nga salla e gjyqit. Ai u zbuloi gazetarëve jashtë gjykatës se çfarë i tha. “Fjalët e saj ishin: ‘Uroj të jesh mirë’,” tha Sanderson. “Shumë e sjellshme prej saj.”  Ai tha se iu përgjigj: “Faleminderit, e dashur”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF