KreuStil Jetese

Ronaldo Sharka merr program në Top Channel: “Babi, ia dola”!

Ronaldo Sharka merr program në Top Channel: “Babi, ia dola”!

Ronaldo Sharkës i është plotësuar dëshira për t`u bërë pjesë e Top Channel. Ai do të ketë një rubrikë në “E diell”, e cila do të quhet “Mos i bjer me Top” dhe do ta bashkëmoderojë me Erjola Doçin.

Ronaldo nuk ka ndarë detaje lidhur me emisionin, por i ftuari i parë do jetë reperi Marini, cka bën të mendohet se do të ketë në thelb intervista me personazhe publike. Këtë arritje, ai ia dedikoi të atit.

“Babi, ja dola | Jam i lumtur t’ju them se tashmë jam zyrtarisht pjesë e @topchannelalbania . Duke nisur nga kjo e diel, në @ediell_topchannel me @doci.erjola , nisim “Mos i bjer me Top” ku besojmë se do të afeksionoheni pas këtij programi kemi aq shumë gjëra sa që për efekt të syrit të keq  po ju zbulojmë vetëm kaq. @mar1nofficial special guest “- thuhet në postim.

Ronaldo Sharka (@ronaldo.sharka) • Instagram photos and videos

Babai i moderatorit ndërroi jetë në mesin e muajit shkurt. Ai ishte i sëmurë me tumor dhe po luftonte me sëmundjen në spital. Ka qenë vetë Sharka që ka ndarë lajmin e hidhur përmes një postimi në rrjetet sociale. ‘Pusho i qetë në botën tjetër bab!’- shkruante ai. Gjatë qëndrimit  në “Big Brother” Ronalo tregoi sëmundjene rëndë nga e cila vuante i ati, megjithatë ky i fundit sërish nuk nguroi ta surprizonte të birin në shtëpinë e famshme.

Ronaldo Sharka on Instagram: “Miq! Kane qene ore te pabesueshme per mua, keto pas daljes nga BIG-u. Gjej rastin t’ju shpreh mirenjohen te gjitheve publikisht, per te…”

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF