KreuStil Jetese

Marin Orhanasi: “Luizin e kam çun lagje, është një rrugaç i…”

Marin Orhanasi: “Luizin e kam çun lagje, është një

Luiz Ejlli i befasoi të gjithë me lojën e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP , me karakterin e batutat e tij që kanë fituar zemrën e publikut duke e bërë personazhin më popullor të këtij programi. Por si është të vihesh në “lëkurën” e tij dhe ta imitosh?

Marin Orhanasi, aktori i Portokallisë i cili e “rikrijon” Luizin në programin e humorit ka treguar së fundmi sekrete nga vënia në rolin e këngëtarit. Në një intervistë në Top Channel, Marini ka treguar se Luizin e njeh sepse e ka çun lagjieje, ndërsa tha se këngëtari është një personazh shumë simpatik.  

Gazetari: Ka qenë e bukur ta imitosh por a ka qenë e vështirë ta bësh? 

Përgjithësisht… Unë Luizin e kam çun lagjie banojmë shumë afër e njoh nga larg. Por ideja është personalitet shumë  simpatik në tërësi jo vetëm në “Big Brother” por edhe në përgjithësi me qëndrimin e tij, siç e quaj unë një rrugaç i bukur, qè di nga gjithçka dhe të kthen përgjigje nga gjithçka. 

Nga një anë duhet falënderuar sepse i ka treguar syrit të publikut që ka dhe djem të tillë që i ka në bërë të gjitha në jetë në kuptimin më të mirë të fjalës pra ka qënë çdo kund dhe do jetë çdo kund”- tha Marin Orhanasi. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF