KreuStil Jetese

Modelja më e vjetër, 106 vjeçarja në kopertinën e revistës Vogue!

Modelja më e vjetër, 106 vjeçarja në kopertinën e

Apo Whang-Od është ylli i kopertinës së Vogue Philippines për muajin prill. Një grua ende e bukur pavarësisht 106 viteve që mban mbi supe, Whang-Od – e njohur gjithashtu si Maria Oggay është në fakt tatuazhistja më e vjetër në këtë vend, dhe njëkohësisht personi më i moshuar që shfaqet ndonjëherë në faqen e parë të revistës së famshme.

Whang-Od e ka përsosur artin e tatuazheve me dorë që kur ishte adoleshente, nën drejtimin e të atit. Me banim në fshatin malor të Buscalan, rreth 15 orë në veri të Manilës, ajo konsiderohet mambabatok-ja më e vjetër e Filipineve.

Dikur, tatuazhet e stilit “Kalinga” të bëra me dorë apo duke përdorur një gjilpërë bambuje, një gjemb, ujë dhe qymyr, u bëheshin luftëtarëve indigjenë të njohur si “Butbut”, thote Express. Sot,  turistët e huaj që kërkojnë vizatimet e saj gjeometrike përbëjnë pjesën dërrmuese të klientelës së 106 vjecares. “E vlerësuar si artistja e fundit e gjeneratës së saj, Apo Ëang Od ka gdhendur simbolet e tribusë “Kalinga”, që nënkuptojnë forcë, guxim dhe bukuri, në lëkurën e disa mijëra njerëzve që kanë bërë pelegrinazh në Buskalan”, ka bërë të ditur revista “Vogue” përmes një postimi në rrjetet sociale.

Arti i tatuazhistit në këtë fshat mund t’u kalohet vetëm të afërmve me lidhje gjaku dhe 106-vjeçarja prej disa vitesh ka nisur të stërvisë mbesat e saj Elyang Wigan dhe Grace Palicas.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF