KreuStil Jetese

Nga ikja me gomone në Itali te puthja që i ktheu Adele; rrëfehet Marsela Çibukaj!

Nga ikja me gomone në Itali te puthja që i ktheu Adele; rrëfehet

Këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj ka qenë e ftuar këtë të premte në programin “Në Kurthin e Piter Pan” në televizionin Klan, ku është intervistuar nga gazetarët e vegjël. Ajo është një nga këngëtaret më të mira shqiptare dhe shpesh konsiderohet si Adele e Shqipërisë. Marsela zbuloi se këngëtarja me famë botërore i ka sjellë shumë fat, pasi në vitin 2011 teksa Adele këndonte “Someone Like You” në një koncert i ka kthyer mbrapsht një puthje.

“Jam e lumtur sepse Adele më ka sjellë shumë fat në jetë. E kam rastisur në jetë, afër, kaq afër sa jemi ne. Kur këndonte “Someone Like You”, unë i dërgova një puthje. Ajo ma pa dhe ma ktheu mbrapsht. Unë e mora kështu si një urim. Kjo ndodhi në 2011 që ka qenë edhe viti që kam ardhur në Shqipëri”, tha këngëtarja.

Marsela ka ikur prej Shqipërisë në vitet ’90 dhe si shumë familje të tjera shqiptare, edhe ajo është larguar drejt Italisë me gomone, “Fatkeqësisht e kam provuar udhëtimin me gomone. Ka qenë mjeti i vetëm që në atë kohë dispononte populli, sidomos Vlora e poshtë për të marrë drejtimin drejt një jete më të mirë. Unë e kam cekur dhe në disa intervista në fakt, që është një copëz historie e popullit shqiptar, ajo e viteve ’90 ku shumë familje shqiptare mundoheshin të tejkalonin detin apo kufirin për të kërkuar një të ardhme më të mirë për fëmijët e familjet e tyre”.

Ndërkohë e pyetur për fëmijërinë e saj, këngëtarja tha, “Kam patur një fëmijëri të bukur. Nuk kemi pasur teknologji, por kemi kujtime të prekshme, emocione që nga gjyshërit deri te prindërit që janë munduar të na i përcjellin e të na i trashëgojnë. Mbaj mend ndonjë gatim, ndonjë fjalë të ëmbël, qoftë edhe kritika nga gjyshi. Ne kemi jetuar një pjesë në veri, më tej në Vlorë, para se të shkonim në Itali. Gjatë verës shkonim te gjyshi dhe çakordoheshim, sepse gjyshërit na përkëdhelnin dhe bënim prapësira”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF