KreuFashion

Kompanitë e kozmetikës së të famshëmve me të ardhurat më të larta në 2023!

Kompanitë e kozmetikës së të famshëmve me të

Personazhe të njohura të Hollywood-it kanë përqëndruar bizneset e tyre në kozmetikë. Duke nisur nga Kylie Jenner, Rihanna dhe deri te Ariana Grande kanë kompanitë e tyre të bukurisë dhe të ardhurat e tyre u rritën në qiell në vitin 2023 si rezultat i shitjeve të produkteve  të tyre.

Kylie Jenner është padyshim një nga fytyrat më të famshme në industrinë e kozmetikës, pasi ajo zotëron markën e saj të kujdesit të lëkurës, “Kylie Skin”, përveç kompanisë së saj të kozmetikës, “Kylie Cosmetics”.

Duke u bërë miliarderja më e re në moshën 21-vjeçare, ylli i Kardashians reflektoi për fillimet e saj si biznesmene gjatë një intervistë të vitit 2022 me ForbesWomen.

Një vit më vonë, produktet e bukurisë së Kylie gjeneruan përfitime marramendëse, duke mbledhur më shumë se 368 milionë dollarë nga “Kylie Cosmetics” dhe 4 milionë dollarë nga “Kylie Skin”. 

Megjithatë, “Kylie Cosmetics” u la pas nga “Fenty Beauty” i Rihanna-s. Marka e këngëtares mblodhi më shumë se 582 milionë dollarë.

Pas saj vjen marka e Ariana Grande-s me 85 milion dollarë këtë vit, e ndjekur nga “Rare Beauty” e Selena Gomes me 61 milion dollarë.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF