KreuStil Jetese

Olta Gixhari flet për herë të parë pas daljes nga shtëpia e “BBV”!

Olta Gixhari flet për herë të parë pas daljes nga

Vendimi për tu larguar nga shtëpia më e famshme “BBV” ishte mjaft i papritur për të gjithë publikun dhe banorët e tjerë.

Olta la mbrëmë shtëpinë për shkak të mallit që ndiente për djalin, pa të cilin nuk mund të duronte më.

Në një intervistë për “Fan Club BBV2”, është shprehur se pas shumë vitesh kur djali i saj të rritet dhe t’i flasë për këtë eksperiencë do t’i thotë:

“Kur ti erdhe në jetë, mamit i ndryshoi jeta totalisht, la karrierën, la Shqipërinë dhe shkoi në Spanjë për të jetuar. Edhe këtë e lashë për të, më dogji malli. Do lë çdo gjë për ty…”

Aktorja tregoi gjithashtu momentin që është bindur për ndërprerë rrugëtimin e saj në ‘reality show’.

“Gjatë bisedës me Dorin në telefon, batuta deçizive ishte kur tha Amari të sheh në televizor dhe përqafon televizorin. Ishte momenti kur mora vendim dhe thashë do dal”.

Olta shprehet se e vetmja gjë që dëshiron të bëjë tani, është të jetë në një vend me det me Amarin dhe partnerin, për t’u qetësuar dhe për të shijuar kohën me njerëzit më të dashur.

Ajo gjithashtu tregoi se stefetën ia ka lënë Deas. Madje, tregoi disa nga këshillat që i ka dhënë në ditët e fundit:

‘’Dua që Big Brother-in ta fitojë një femër, që është Dea Mishel. Stafetën ia kam lënë Deas. Ajo ishte e vetmja që kuptoi vendimin tim për të dalë. I thashë më ndiq se dua të të lë ca gjëra. E pajtova me Qetsorin, i hapa disa pista në lojë. Kur po dilja, i thashë Qetsorit te veshi që Visi nesër ka ditëlindjen e të atit që ka tetë vite që ka ndërruar jetë dhe t’i qëndrojë pranë”.

Sipas Oltës, katër konkurrentët finalistë të këtij sezoni do te jenë Dea Mishel, Luizi, Qetsori dhe Kristi.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF