KreuStil Jetese

Shakira zhvendoset në Miami, Pique i zemëruar me këngëtaren!

Shakira zhvendoset në Miami, Pique i zemëruar me këngëtaren!

Shakira dhe Gerard Pique pas ndarjes së tyre, do të jetojnë në vende të ndryshme, pasi këngëtarja po zhvendoset në Miami.

Ndonëse fillimisht ka qëndruar në Barcelonë për shkak të problemeve shëndetësore të të atit, Shakira tashmë do të largohet për në SHBA dhe do të marrë me vete edhe fëmijët e tyre, Milan-in dhe Sasha-n.

Sipas podcast-it të Mamarazzi-ve të Laura Fa dhe Lorena Vazquez, avokatja e Shakira-s, Pilar Mane, informoi avokatin e Pique, Ramon Tamborero se ajo po largohet përgjithmonë nga Spanja.

Milan dhe Sasha do të fillojnë mësimet në shkollën e tyre të re në Miami më 11 prill.

Duke cituar burime pranë Pique-s, Mamarazzi pohon se ish-lojtari i Barcelonës është i mërzitur nga kjo situatë.

“Ai është shumë i zemëruar,”-u shprehën burimet.

Shakira i ka telefonuar edhe vetë ish-partnerit për t’i thënë se fëmijët kanë tashmë janë regjistruar në shkollën e tyre në Miami.

“Ish-futbollisti nuk është dakord me planin që fëmijët të largohen tani dhe të mos mbarojnë vitin aktual shkollor në Barcelonë”, shtuan gazetarët.

Fakti që Shakira dhe fëmijët e saj po nisen për në Miami gjatë javës së Pashkëve nuk është rastësi dhe për këtë ka dy arsye.

Një arsye është se këngëtarja ka kujdestarinë e fëmijëve gjatë kësaj jave, ndërsa arsyeja tjetër është se 11 prilli është data kur fëmijët në Shtetet e Bashkuara kthehen në shkollë pas pushimeve pranverore.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF