16.5 C
Tirana
E mërkurë, 31 Maj, 2023
spot_imgspot_img

Tekashi 6ix9ine flet për herë të parë pas ngjarjes së rëndë që i ndodhi brenda banjës së një palestre

Reperi i njohur Tekashi 6ix9ine u sulmua brutalisht brenda banjës së një palestre në Florida. 

Reperi 26-vjeçar, postoi në Instagram një video të incidentit të datës 21 marsit dhe theu heshtjen për herën e parë duke folur për situatën.

“Ajo që ndodhi këtu nuk ishte gjë tjetër veçse frikacakëri.” shkroi 6ix9ine, emri i vërtetë i të cilit është Daniel Hernandez.

Reperi shkroi në Instagram:

“Prej dy vitesh, kam ecur pa roje sigurimi. Duke mos thënë se po e promovoj këtë, por tani e shihni që me të vërtetë nuk u fsheha kurrë nga asgjë. Në jetën reale shkoj vetë në pika karburanti, supermarkete, restorante.”

Në videon e postuar nga Hernandez, shihet se tre burra e rrethojnë atë, e ulin në dyshemenë e banjës dhe secili e godet me shqelma dhe grushta ndërsa një person tjetër filmon. Personat që kanë kryer këtë sulm janë arrestuar dhe po mbahen në burgun e Palm Beach County dhe pritet që të dalin së shpejti në gjyq.

Në videoklipin e ri të këngës së tij “Bori” feat. Lenier, 6ix9ine tregoi disa nga lëndimet që mori gjatë incidentit. Ai doli me një sy të gjakosur dhe fytyrë të mavijosur.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit