KreuStil Jetese

“Luizi në atë lojë është perfekt”, Flet bashkëshorti i Oltës: Në fillim isha i mërzitur..

“Luizi në atë lojë është perfekt”, Flet

Dori, bashkëshorti i Olta Gixharit, ka qenë një nga personat më të përfolur gjatë këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Së fundmi në një intervistë për “E diell”, ai ka folur për herë të parë për lojën e aktores. Telefonata me të u realizua nga motra e Oltës, Gerta, e cila ndër të tjera e pyeti në lidhje me letrën që ai i dërgoi partnerës së tij, marrë shkas që në media është aluduar se nuk është shkruar prej tij. “Njerëzit kanë të drejtë të mendojnë për punën e shkrimit. Nëse mendojnë që nuk e kam shkruar unë le t’ia tregojnë dikujt tjetër meritat. Nuk ka problem. Nuk dua të njihem si shkrimtar i mirë”.

Ndërkohë për lojën e Oltës, Dori tha, “Unë kam qenë pak i mërzitur në fillimet e saja pasi për çështje situatash u ndodh në një pjesë që do të dilte keq se s’bën. Pasi u bë si një lloj hakmarrjeje ndërmjet dy gocave, normalisht njëri do të dilte keq nga të dyja. Normalisht Zhaklina fatkeqësisht nuk e duroi dot presionin dhe e la, e keqja do të dilte Olta se s’bën. Nga aty i mori pak loja mbrapsht me thënë të drejtën, por që e ka rikuperuar”, shtoi më tej Dori.

Gjatë kësaj bisede Dori dha dhe opinionin e tij për lojën e Luizit, “Luizi në atë lojë është perfekt, nuk kemi çfarë të diskutojmë. Problemi është se nuk ka pasur kundërshtarë asnjëherë, nuk kishte ndonjë çun që të kishte mundësi të përballej”.

I pyetur në lidhje me aludimet që kanë qarkulluar për të në media, ai tha “Unë kam qenë gjithë kohës në Spanjë, erdha këtu kur u bë videoja me çunin. Nuk i kam pasur këto marrëdhënie fare, jo ka dhënë një milion jo ashtu. Janë lajme portalesh”.

Kujtojmë që gjatë spektaklit të së shtunës Olta u largua nga BBVA me dëshirë pasi nuk mund të qëndronte më pa djalin e saj, Amarin.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF