KreuStil Jetese

 “Persona by Marina Rinaldi” vjen në RING duke sjell veshjet unike që i mungojnë gardërobës suaj!

 “Persona by Marina Rinaldi” vjen në RING duke sjell

Tashmë prej një muaji marka e njohur “Persona by Marina Rinaldi”, pjesë e brandit “Max Mara”, ndodhet në kryeqytet. Të gjitha të apasionuarat pas këtij brandi nuk do t’u duhet të udhëtojnë jashtë për të blerë veshjet unike të “Marina Rinaldi”. Koleksionet më të fundit kanë mbërritur shumë pranë shtëpisë suaj për t’u lehtësuar punë e për t’u kënaqur shijen.

Një event special u organizua pak ditë më parë në dyqanin e parë e të vetëm të “Persona by Marina Rinaldi” në Shqipëri, ku të pranishme ishin gra të njohura të ekranit, bashkepuntore por edhe kliente besnike të qendrës tregtare “RING”, e cila gjithmonë kujdeset që të sjellë për vizitorët e saj markat më prestigjioze.

“Persona by Marina Rinaldi”, me një histori dyzetvjeçare e karakterizuar nga koleksione të suksesshme, bashkëpunime të jashtëzakonshme, mjeshtëri artizanale dhe eksperimente në materiale dhe ngjyra fantastike, e bëjnë me plot gojë këtë markë një ‘monobrand’.

Qëllimi i “Persona by Marina Rinaldi” është realizimi i ëndrrave elegante të modës të të gjitha grave, përfshi vajzat e gratë e kolme, të cilat me thënë të drejtën jo pak herë ndeshen me vështirësinë e gjetjes së vetes në koleksionet fashion.

Çdo veshje “Marina Rinaldi” është e ndryshme, por secilës veshje i kushtohet i njëjti kujdes dhe përkushtim. Nga procesi krijues deri te përcaktimi i detajeve më të vogla, koleksionet kombinojnë në mënyrë të përsosur trashëgiminë, cilësinë dhe dizajnin “Made in Italy”.
“Persona by Marina Rinaldi” vjen në Shqipëri me të njëjtat standarde që ofron Italia dhe ofron gjithçka ju duhet. Veshjet ofrojnë përzierjen perfekte të cilësisë artizanale, kreativitetit dhe elegancës së përditshme, duke ofruar një gardërobë që mund të vishet 24/7.

Për të gjithë të ata që e duan të bukurën, “Persona by Marina Rinaldi” ndodhet në katin e parë të qendrës tregtare “RING”. 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF