Ylli i “Thor”, Chris Hemsworth, po planifikon të marrë role të vogla në aktrim pas diagnozës tronditëse me Alzheimer. Aktori i “Thor” zbuloi gjatë xhirimeve të dokumentarëve të tij Disney + Limitless se ka një shans të lartë që sëmundja e Alzheimer të zhvillohet tek ai.
Hemsworth zbuloi se ai mbart dy lloje të gjenit ApoE4, gjë që rrit rrezikun e tij për t’u prekur nga sëmundja me tetë deri në dhjetë herë, më shumë se njerëzit që nuk i mbartin të dyja ato gjene. “Nuk është se jam dorëzuar”, tha ai, por shtoi se lajmi me të vërtetë shkaktoi tek ai dëshirë për të marrë pak kohë.
Aktori australian ka katër projekte të ardhshme, duke përfshirë një film biografik të Hulk Hogan dhe një rikthim në karakterin e tij Thor në vazhdimin e ardhshëm të “Avengers”. Megjithatë, sipas burimeve, pas këtyre ai nuk planifikon të marrë shumë role. 39-vjeçari do të ndalojë së aktruari dhe do të kalojë kohë me tri vajzat dhe partneren e tij, aktoren Elsa Patak.
Chris Hemsworth u bë i famshëm për rolin Kim Hyde në serialin televiziv të quajtur “Home and Away” përpara se të hynte në Hollywood. Ai mori famë të madhe me rolin e Thor në filmin e vitit 2011 të “Marvel Cinematic Universe”. Dhe së fundmi riprodhimi i atij roli në “Thor: Love and Thunder”, e bëri atë një prej aktorëve më të paguar në botë.
Aktori është shfaqur edhe në filma aksion, si, “A Perfect Getaëay”, “Snow”, “White”, “And The Huntsman”, “Blackhat”, “Red Daën”, “Men in Black: International, Extraction” etj.