KreuStil Jetese

“Fukara jam për vete, por ty..”,  Luizi i premton Ronaldos 5 mijë euro nëse e fiton BBV!

“Fukara jam për vete, por ty..”,  Luizi i premton Ronaldos

Hyrja në shtëpinë e “Big Brother” e 4 ish-banorëve ka ndryshuar dinamikat e ngjarjeve. Shumë nga banorët nuk e kanë mirëpritur hyrjen e Efit, Kiarës, Ronaldos dhe Bledit në shtëpi. Por debatet nuk kanë qenë vetëm me banorët që ishin në shtëpi, por edhe mes tyre pasi vetëm njëri prej tyre do të mund të shkojë në finale dhe kjo bën që ata të kenë një garë të dytë mes nëjri tjetrit.

Së fundmi në një bisedë mes Luizit dhe Ronaldos këngëtari i ka bërë një premtim. Ai i ka thënë Ronaldos se nëse fiton çmimin e madh do t’i dhuroj atij 5 mijë euro. “Përveç çmimit të madh ka njerëz të tjerë që e duan atë finale dhe i duhet ai 10 mijë euroshi”, tha Ronaldo gjatë një bisede me Luizin i cili nuk e la të mbaronte arsyetimin dhe i tha,

 “Në qoftë se unë fitoj BBV unë do të të fal ty 5 mijë euro. Sikur të jem duke ia fal vëllait tim. Jo se je fukara po unë dua të t’i fal. A i bën botox, a i harxhon në plazh nuk më intereson. Unë dua të t’i fal.  Do i marr leje Kiarës sepse ajo do t’i mbajë. 5 mijë euro i ke prej meje nëse fiton, fukara jam për vete, por ty do të t’i jap me qejf”, tha ai.

Kujtojmë që rikthimin e Efi Dhedhes, Kiara Titos dhe Ronaldo Sharkës në shtëpinë e “Big Brother VIP2”, janë rikthyer edhe bisedat e orëve të vona mes tyre dhe Luiz Ejllit.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF