KreuFashion

Keni dëgjuar për fondatinën për burra?!

Keni dëgjuar për fondatinën për burra?!

Një krem hidratues me bazë fondatine, madje edhe me pak shkëlqim, është shpëtimtari i lëkurës suaj këto ditë pranvere. Duke synuar për të hidratuar lëkurën gjatë ditës, duhet së pari ta mbroni atë duke e mbuluar lehtë për të minimizuar skuqjet ose aknet me krem hidratues, një produkt hibrid perfekt që i jep lëkurës hidratim dhe shkëlqim.

Nga Horace te Glossie, ne kemi gjetur produktet më të mira për t’ju ndihmuar të arrini shkëlqimin e duhur natyral, që ju duhet gjatë këtij sezoni.

Çfarë bën hidratuesi me fondatinë? Hidratuesi me shkëlqim e mban lëkurën tuaj larg tharjes gjatë gjithë ditës, duke e mbuluar me një bazë fondatine të lehtë. Disa hidratues prej tyre kanë përfitime shtesë si SPF, duke ju mbrojtur nga rrezet e diellit. Po a janë këto kremra BB? Jo, edhe pse kanë shumë ngjashmëri!

Ato  sigurojnë mbrojtje minimale dhe e hidratojnë lëkurën. Këta kremra janë më të lehtë dhe më të rehatshëm sesa një krem BB. Por mos harroni, ashtu si çdo produkt, qoftë ai për kujdesin e lëkurës apo make-up, është e rëndësishme të siguroheni që ta lani tërësisht fytyrën në fund të ditës. Lënia e çdo produkti në lëkurë për periudha të gjata kohore, mund të çojë në bllokimin e poreve, akumulimin e yndyrës dhe sebumit. Mënyra më e mirë për të hequr hidratuesin me ngjyrë është larja me pastrues me bazë vaji.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF