KreuStil Jetese

Nuk ia doli: Raketa gjigande e SpaceX shpërthen në ajër gjatë testimit!

Nuk ia doli: Raketa gjigande e SpaceX shpërthen në ajër

Pas problemeve që detyruan shtyrjen e testit të martën, kompania SpaceX më në fund e nisi sot raketën më të madhe të krijuar ndonjëherë. Por as këtë radhë, nuk pati fat: Starship shpërtheu në ajër gjatë fluturimit vetëm pak minuta pas nisjes. Raketa u ngrit nga Teksasi në SHBA.

Kompania e ‘SpaceX’ e Elon Musk-ut, synonte ta dërgonte raketën 120 metra të lartë në një udhëtim rreth botës, që do të niste nga pjesa jugore e Teksasit, pranë kufirit me Meksikën. Raketa ishte pa ekuipazh apo satelitë në të.

Pritej që disa minuta pas ngritjes raketa të shkëputej nga platforma shtytëse e saj, por kjo nuk ndodhi. Raketa filloi të bjerë dhe 4 minuta nga nisja e fluturimit, shpërtheu, duke u rrëzuar në oqean. Kompania kishte në plan ta përdorë ‘Starship’ për të dërguar njerëz dhe ngarkesë në Hënë, dhe me vonë edhe në Mars. NASA pritet të përdorë një raketë të tillë, ‘Starship’, për ekipin e saj të ardhshëm që pritet të shkelë në Hënë. Tashmë njerëz të pasur, të cilët duan të vizitojnë Hënën, po rezervojnë bileta.

Raketa ‘Starship’ është shumë e fuqishme thote Voa, dhe tejkalon me lehtësi raketat hënore të NASA-s. Ajo është projektuar që të jetë plotësisht e ripërdorshme, gjë që ka ulur në mënyrë dramatike koston e prodhimit të tyre.Shefi i kompanisë SpaceX, Elon Musk, ka thënë se kompania do të tentojë të bëjë një testim të ri në muajt e ardhshëm.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF