KreuStil Jetese

Dhurata romantike që Pique i bëri Clara Chias për ditëlindjen e saj!

Dhurata romantike që Pique i bëri Clara Chias për

Duket se marrëdhënia mes Gerard Pique dhe Clara Chia po forcohet dita-ditës. Kur u zbulua për herë të parë se futbollisti ishte larguar nga Shakira për një vajzë më të re, pati skepticizëm, por dyshja vazhdojnë të jenë ende bashkë dhe rregullisht shfaqen duke shijuar jetën së bashku në Barcelonë.

Së fundmi Gerard Pique ka tërhequr vëmendje me gjestin e tij romantik. E dashura e tij Clara Chia Marti ka festuar 24-vjetorin e ditëlindjes. Për këtë 34-vjeçari i ka bërë dhuratë një udhëtim luksoz në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Dhurata unike dhe ekstravagante ishte mënyra perfekte për të festuar ditëlindjen e parë së bashku që kur lidhja e tyre u bë publike. Pique është dashuruar pas 24-vjeçares dhe dëshiron t’i tregojë asaj se sa shumë kujdeset për të.

Nga arkitektura mahnitëse e Burj Khalifa deri te kënaqësitë e blerjeve të Dubai Mall, çifti pritet të shijojnë në maksimum qëndrimin e tyre.

Megjithatë, udhëtimi nuk do të zgjasë përgjithmonë dhe pas disa ditësh, Pique do të duhet të lërë partneren e tij për të fluturuar drejt Miami. Atje ai do të kalojë kohë me djemtë e tij Milan dhe Sasha, të cilët tashmë jetojnë me nënën e tyre, Shakira.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF