KreuStil Jetese

Gruaja që është alergjike ndaj bashkëshortit të saj!

Gruaja që është alergjike ndaj bashkëshortit të saj!

Kur Scott Ëatkins takoi gruan e tij të ardhshme, Johannën, u duk sikur ishte fati që vendosi për ta. “E takova gruan time pesë vjet më parë në Hope Academy. Ajo ishte mësuese e klasës së parë dhe unë isha mësuese e klasës së dytë”, thotë Scott, 28 vjeç, për PEOPLE. “Ne i ramë në sy njëri-tjetrit dhe unë u përpoqa shumë të afrohesha me të”, shton ai.

Pas takimit në vitin 2011, çifti i Minneapolis, Minesota, u martua në 2013 dhe filluan të planifikonin jetën e tyre së bashku. “Pasi u martuam, donim të kishim fëmijë”, thotë Johanna, 29 vjeç. “Gjithmonë kam dashur të bëhesha nënë dhe mendoja se do të bëhesha vërtet, Ne thurëm kaq shumë plane”, rrëfen ajo. Por përpara se Scott dhe Johanna të fillonin plotësisht jetën e tyre së bashku, alergjitë që Johanna kishte vuajtur gjatë gjithë jetës së saj filluan të përkeqësoheshin shumë. Në vitin 2015, ajo u diagnostikua me sindromën e aktivizimit të qelizave mast, një çrregullim i rrallë gjenetik që shkakton trupin e saj të zhvillojë reaksione anafilaktike kërcënuese për jetën për pothuajse çdo gjë.

Deri më sot, Johanna numëron një listë të gjatë alergjish duke përfshirë shumë ushqime, aroma, shkaktarë mjedisorë si poleni dhe kimikatet natyrore e aromat e trupit që lëshojnë njerëzit – përfshirë atë të burrit të saj. Tani, për të shmangur një reaksion alergjik kërcënues për jetën, Johanna jeton vetëm në dhomën e saj të gjumit.

“Johanna nuk ka dalë nga dhoma për një vit përveçse të shkojë në spital,” thotë Scott. “E vetmja mënyrë se si e kemi mbajtur gjallë është përmes masave paraprake ekstreme – dhoma e saj ka një bllokim ajri mbi të, filtra të shumtë HEPA dhe dritaret janë të mbuluara sepse edhe drita UV mund të shkaktojë që qelizat e saj të aktivizohen. Është vërtet e çmenduri, “rrëfen 28 vjecari, i cili megjithatë  thotë se do të jetë pranë saj dhe do të bëjë c`është e mundur që ta ndihmojë të shërohet.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF