KreuStil Jetese

Meghan më në fund e zbulon: Ja anëtari i familjes mbretërore që bëri komentet raciste për djalin!

Meghan më në fund e zbulon: Ja anëtari i familjes mbretërore

Meghan Markle i ka dërguar një letër rreth dy vite më parë mbretit Charles e aty zbulonte emrin e  anëtarit të familjes mbretërore që bëri komente raciste ndaj djalit të saj Archie. Pak ditë pasi u mësua se Dukesha e Sussex nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të monarkut britanik,  u raportua se ajo kishte shprehur shqetësimet e saj për paragjykimet dhe racizmin në familjen mbretërore në një letër drejtuar mbretit, thote Daily Telegraph.

“Po, kishte korrespondencë, kishte letra të dërguara nga Dukesha drejtuar mbretit. Por ajo i ka lënë mbrapa tani, kjo ka ndodhur dy vjet më parë, nuk ka të bëjë fare me vendimin e saj për të mos marrë pjesë në kurorëzim,” pohoi një burim për “Page Six”.

Sipas “Telegraph”, letra u dërgua pas intervistës me Oprah Winfrey në marsi 2021, në të cilën Markle pretendoi se një anëtar i familjes mbretërore kishte komentuar ngjyrën e lëkurës së djalit të saj kur ajo ishte shtatzënë. Pretendimi i ngritur në librin e Christopher Andersen “Brothers And Wives: Inside The Private Lives of William, Kate, Harry and Meghan”- thotë se ishte Charles si ai që vuri në pikëpyetje  ngjyrën e lëkurës së Archie, por kjo nuk është provuar kurrë. Sipas ‘Telegraph’, si Charles ashtu edhe Markle “pranuan se komenti në fjalë nuk ishte bërë me keqdashje”.

Në librin e tij kujtimeve “Spare”, Harry  shprehej se ai kurrë nuk e akuzoi familjen mbretërore për racizëm, por i konsideronte ata ishin fajtorë për “paragjykim të pavetëdijshëm”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF