23.5 C
Tirana
E martë, 30 Maj, 2023
spot_imgspot_img

Yll Limani: Muaji i Ramazanit më ndihmoi për të reflektuar e të jem falënderues!

Yll Limani ishte në mesin e besimtarët myslimanë që agjëruan këtë vit. Këngëtari rrëfeu se kjo ishte hera e parë që e bënte një gjë të tillë e në një postim në Instagram tregoi se cfarë mësimesh nxori nga kjo sakrificë.

Autori i “Lshoja zanin” u shpreh se muaji i Ramazanit e ka ndihmuar të reflektonte dhe e mësoi për vetë-disiplinën. Ai shtoi me tek se ka kuptuar edhe fuqinë e qëllimit dhe se gjithçka është e mundur kur e di çfarë do.

“Ky ka qenë Ramazani i parë që kam agjëruar fillim-fund. Mësova shumë për vetëdisiplinën, me pas kujdes çka them, shoh, dëgjoj, mendoj dhe bëj. Pa bukë dhe ujë e kupton shumë më mirë dikë që nuk ka. Gjatë gjithë muajit kam reflektuar, ku jam, ku dua të shkoj dhe çfarë po bëj mirë ose keq.

Mësova se përnjëmend nuk kam për çfarë të ankohem, fokusohu në atë që je dhe  ji falënderues 24 orë në ditë. Më e rëndësishmja, m`u konfirmua edhe një herë fuqia e qëllimit, kur e ke të qartë se çka po do, gjithçka është e mundshme. Zoti na pranoftë agjërimin”, ka shkruar ai.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit